“Kam ngritur një kallëzim penal për keqpërdorim të emrit tim nga një grup kriminal”, kështu ka njoftuar kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Këtë vendim, Veseli e bëri publik përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se “do t’i shkojë deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale të atyre që e kanë bërë krimin dhe atyre që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”.
Postimi i plotë:
“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet“, shkruan ai.
Kujtojmë se në disa video-incizime, të publikuara këtë javë në mediat lokale në Kosovë shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe përmendin në emrin e tij.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në vitet 2012/2013. Veseli shihet se ka marrë një ryshfet prej 200 mijë eurosh.
Më herët gjatë ditës se enjte, në një konferencë për media, kryeparlamentari Veseli, për këtë çështje, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë.