04.05.2019 - 17:11
Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se shqiptari mund të jetë një vrasës me pagesë.
I arrestuari është identifikuar si Bajram Pista, 30 vjeç.
Dyshohet se shqiptari kishte ikur në Budva për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klanev kriminale që janë në konflikt.
Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se po hetohet nëse Pista ka pasur përkrahje nga persona të tjerë.
Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci, dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.