MENU
klinika

Tenton vetëvrasje

Vrau shqiptarin në burgun e Trikallas, rusi bën aktin ekstrem

03.05.2019 - 09:05

Pak ditë më parë ai vrau 29-vjeçarin shqiptar në burgun famëkeq të Trikallas në Greqi.

Gjatë ditë së djeshme i burgosuri rus ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mediat greke raportojnë se ai tentoi të bënte vetëvrasje në qelinë e tij duke prerë damarët.

Ai kishte përdorur një copë qelqi, por është konstatuar në kohë dhe është ndaluar.

I burgosuri rus është transferuar në spital mesnatën e së enjtes nën masa të rrepta sigurie.