MENU
klinika

Deklarata e fortë

Vuçiç i prerë: Më vrisni, por Kosovën nuk e njoh!

08.05.2019 - 08:45

“Mund të më vrisni, por Kosovën nuk e njoh”, ka qenë kjo deklarata e fortë e presidentit serb Vuçiç, i cili ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Ai iu drejtua ndërkombëtarëve se nuk mund ta detyrojnë ta bëjë këtë gjë.

Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç, shkruan “Tanjug“.

Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku protesi sërish do jetë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson që do arrihet një marrëveshje në Samitin e Parisit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’