MENU
klinika

Deklarata

Zgjedhje pa opozitën?/ Shefja e ODHIR e prerë: do mbajmë një sy hapur për…

24.05.2019 - 13:05

Gjatë konferencës për mediat të mbajtur sot, shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Adry Glover tha se nuk i ka rastisur asnjëherë në karrierën e saj që të shohë zgjedhje, ku nuk ka marrë pjesë opozita.

Glover është pyetur nga gazetarët nëse rasti i Shqipërisë është unik dhe nëse e ka hasur atë më parë.

Nuk kam marrë kurrë pjesë në vëzhgim të zgjedhjeve ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje…”, ka thënë ajo.

Shefja e Misionit të ODIHR e pyetur nëse do t’i certifikojë këto zgjedhje dhe si do të quhet ky proces elektorale, Glover ka thënë se: “Unë do raportoj se çfarë kemi parë në këto zgjedhje siç kemi bërë gjithnjë, ne reflektojmë në çdo gjë që shohim dhe më pas nxjerrim raportin”.

Shefja e ODIHR është pyetur disa herë për mospjesëmarrjen e opozitës, por ajo ka thënë se kjo është një çështje që nuk i takon këtij misioni, ndaj ajo ka thënë se nuk do të ndërhyjnë.

Në fakt nuk është puna jonë të ndërhyjmë duke bërë sugjerime, ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet në mënyrë të paanshme, nuk na takon ne të ndërhyjmë apo të prononcohemi për këtë”, ka thënë ajo.

Pyetjes: Opozita nuk po merr pjesë sepse thotë se qeveria i blenë votat dhe i kërcënon qytetarët… A do të ketë një vëzhgim për këtë gjë dhe a ka nevoje për më shumë vëzhgues lokalë? Në kushtet kur vëzhguesit lokalë nuk do të jenë nga opozita?- ajo iu përgjigj se Do ta mbajmë gjithnjë një sy hapur për të parë, për shitblerje apo kërcënime. Sa u përket vëzhguesve, mirë do të ishte nuk do bënte dëm të kishim më shumë, por nuk është gjithnjë e lehtë…Doja të përmendja se në të njëjtën kohë zhvillohen edhe zgjedhje të tjera, megjithatë ne do të jemi profesionistë.”