MENU
klinika

Nga u krijua?

Zgjidhet misteri 100 vjeçar, kristali i Egjiptit të lashtë nuk është tokësor

19.05.2019 - 18:41

Misteri i një kristali të verdhë, në trajtë xhami, i gjetur në shkretëtirën midis Egjiptit dhe Libisë dhe që është përdorur për stoli në lashtësi, i ka munduar shkencëtarë për pothuajse 100 vite.

Si shkoi atje ku nuk kishte asnjeri? Nga u krijua?

Përgjigjja duket se është gjetur më në fund.

Xhami i përhapur nëpër shkretëtirë është formuar pas përplasjes së një asteroidi në atmosferën e tokës, ku është thërrmuar nga shpërthimi.

Xhami formohet në mënyrë të natyrshme kur materialet e shkrira ftohen aq shpejt sa molekulat nuk kanë kohë të vendosen në një strukturë të rregullt.

Ky xham është gjetur edhe në stolitë e lashta të Egjiptit, të cilat kanë qenë të groposura te piramida e Tutankamunit.

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë reiditi te kristalet, një material që krijohet vetëm kur shpërbëhen meteorët.

Ata besojnë se pasi ka shpërthyer në ajër, nga fërkimi me atmosferën, temperatura e ftohtë ka bërë që materiali i shkrirë të kthehet menjëherë në xham e të përhapet nëpër shkretëtirë.