MENU
klinika

Mjaft me metodat e vjetra!

3 produkte të thjeshta për pikat e zeza

12.06.2019 - 20:28

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër.

Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie.

Hapat që duhet të ndiqni për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie:

  • Hapi i parë

1.Scrub me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire.

pikat e zeza ne fytyre-konica.al.jpg
pikat e zeza ne fytyre-konica.al.jpg

Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.

  • Hapi i dytë

2.Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Maska e mëposhtme është një ndër maskat më efektive për eleminimin e pikave të zeza, të cilën e rekomandojnë gjerësisht edhe estetistët. Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht.

Më pas shtoni 2 të bardha veze. Acid salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eleminojnë pikat e zeza. Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

‘Përfitime për të gjithë’

Veshtulla mund të shërojë plagët

Ja çfarë duhet të dini!

Përfitimet e dremitjes

Sjell rreziqe shëndetësore

Arsyet pse nuk duhet ta mbani teshtimën!