MENU
klinika

“Arti nuk triumfon kokulur”

AFP në shtëpinë-muze të Kadaresë

07.06.2019 - 15:32

     Ismail Kadare ngre perden për të lejuar të hyjë drita në apartamentin e tij në Tiranë, atje ku ai shkruante në kohët e errëta të komunizmit. Një hapësirë, që tani vizitorët mund ta prekin nga afër, pasi ish-shtëpia e tij është kthyer në një muze.

 

Kështu, agjencia franceze e lajmeve “AFP” nis një reportazh të sajin, kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar. Në kohën e komunizmit – shkruan AFP, – dritaret ishin të mbuluara me perde të errëta, për ta mbrojtur shtëpinë nga sytë paranojakë të regjimit të Enver Hoxhës, që izoloi vendin gjatë 40 viteve.

 

 

 

 

“Ky vendi ku po qëndroj tani, është vendi ku zakonisht punoja, që ka qenë gjithmonë kështu, me një oxhak që funksiononte”, – shprehet Ismail Kadare.

 

Shtëpia muze, e quajtur “Shtëpia-studio e Kadaresë” u hap në maj. Me dyshemenë e shtruar me parket, muret e gjelbra dhe të bardha, hapësira është e mbushur me kujtime personale. Vetë shkrimtari, ka dashur gjithnjë që vendi të ishte një muze dhe jo mauzoleum.

 

“Kur arti mbetet gjallë është triumf i tij. Arti nuk triumfon kokulur, asnjëherë”, – thotë më tej, shkrimtari Kadare.

 

 

 

 

Me bashkëshorten Elena, edhe ajo shkrimtare, Kadare e ndan kohën mes Tiranës dhe lagjes latine në Paris, ku ai shkoi në azil në vitin 1990, pak para rënies së regjimit komunist.

 

“Atë frymën perëndimore, që është fryma europianiste, e kam pasur. Ajo e ka shpëtuar letërsinë time që të mos mahnitej pas dokrrave bolshevike, për të mos thënë komuniste, që filtruan me prapambetjen ballkanase dhe aziatike”, – tha Ismail Kadare.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit