MENU
klinika

Detaje të reja

Aksidenti tragjik/ Familja po kthehej nga festa!

16.06.2019 - 09:41

Detaje të reja janë publikuar nga aksidenti tragjik që u mori jetën 4 anëtarëve të familjes Bibaj natën e shkuar.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident. Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Burime policore thonë se edhe i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Informacioni i policisë:

“Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN