MENU
klinika

Detajet

Aksioni i RENEA/ Arrestohen punonjës të AMA, akuzat

14.06.2019 - 14:56

Operacioni i RENEA-s në Elbasan, i nisur në kuadër të hetimeve për fisin Çapja ka çuar drejt burgut edhe disa anëtarë të administratës.

Në pranga kanë rënë punonjës të Autoritetit të Mediave Audio-vizive (AMA) në Tiranë, pasi kanë kryer shkelje në mos licencim dhe pagesë taksash.

Nga aksioni policor deri më tani janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion 8 zyrtarë të administratës shtetërore dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Mes të arrestuarve është anëtarja S. M.

Shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni i punonjësve të administratës u zbulua nga hetimet që po kryeheshin për një grup kriminal në Elbasan, disa prej të cilëve janë shoqëruar në këtë operacion.