MENU
klinika

Një rrëfim i pabesueshëm

Aktorja tronditi botën: Dikur, nuk dija të lexoja…

21.06.2019 - 15:40

Teksa e njohim si një aktore shumë të suksesshme dhe mjaft të mirënjohur nga publiku, ajo vjen me një rrëfim të sinqertë si asnjëherë më parë. 

Aktorja Bella Thorne rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri  “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

“Nuk flas për një gjë të tillë në libër, por në librin e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.

“Mbaj mend kur fillova klasën e parë. Gjërat që në fillim ishin keq pasi unë nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im i ngatërronte shkronjat ‘B’, ‘D’, ‘M’ dhe ‘Ë’. Disleksia është e ndryshme për këdo që e ka. Mua më ka vështirësuar shkrimin dhe leximin.”-shprehet ajo.

Ajo ka shkruar një triologji të suksesshme, zotëron një shtëpi diskografike, ka nënshkruar një kontratë me Sony Music dhe në moshën 19-vjeçare bleu shtëpinë e saj të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN