MENU
klinika

Foto

Alex Rodriguez midis ish-gruas dhe Jennifer Lopez

01.06.2019 - 13:34

Alex Rodriguez ka pasur probleme të shumta ligjore gjatë këtij viti me ish-partneren e tij, Cynthia Scurtis.

Megjithatë duket se tashmë ata e kanë hedhur çdo gjë pas krahëve  falë fëmijëve të tyre. Së fundmi vajza e Alex dhe Cynthia, Natasha ka festuar për mbarimin me sukses të vitit shkollor dhe prindërit e saj nuk kanë munguar në festë.

Përveç tyre edhe Jennifer Lopez ishte e pranishme dhe të gjithë kanë pozuar bashkë për një fotografi.

Nëse shumë mund të mendonin se ky ka qenë një moment i sikletshëm, duket se për Jennifer, Alex dhe Cynthia gjithçka ka shkuar pa asnjë problem.

 

View this post on Instagram

 

How is my beautiful angel going to be a freshman in High School?! Congrats Tashi, we love you! ??‍?❤️

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on

Të tre ata shfaqen të lumtur në foto dhe pavarësisht lidhjeve që kanë me njëri-tjetrin, ata dinë si t’i ruajnë raportet si tre të rritur të qytetëruar.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Jennifer dhe Alex përballen me një situatë të tillë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Lopez u shfaq duke kënduar në festën e vajzës së saj përkrah Rodriguez dhe ish-partnerit të saj, Marc Anthony.