MENU
klinika

Nënshkruhet kontrata

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka kalojnë në tjetër televizion?

09.06.2019 - 16:26

Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Graboçka pak ditë më parë mbyllën sezonin e dytë të emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe siç duket nuk kanë ndërmend të pushojnë.

Pasi u mësua se dyshja në shtator do të sjell edicionin e 6 të spektaklit ‘Dance With me’ së fundmi është bërë e ditur se ato po punojnë dhe për Festivain e 58-të të Këngës në RTSH.

‘Panorama Plus’ shkruan se Alketa dhe Vera kanë nënshkruar kontratë me RTSH dhe do të marrin përsipër realizimin e spektaklit të fundvitit, ku dhe do të zgjidhet ftuesi që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Vera do të jetë regjisore, ndërsa Alketa moderatorja e këtij viti. Dy emrat e njohur shumë shpejt do të nisin punën për organizimin e tri netëve finale në “Pallatin e Kongreseve” që, sipas traditës, mbahet në dhjetor.