MENU
klinika

Problemet me drejtësinë

Angela Martini: Jeta ime u bë si film

10.06.2019 - 16:11

Pas lajmit të bujshëm të ndarjes, Angela Martini vendosi më në fund të tregojë të vërtetën.

Bukuroshja shqiptare mohon të jetë ndarë nga bashkëshorti ndërsa sqaron edhe problemet e tij me drejtësinë në Rumani, ku është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.

Ajo shprehet se çështja gjyqësore ndaj Dragos u hap për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij 17 vjet më parë.

Angela u shpreh se pala akuzuese pretendonte pa të drejtë se një grup prej 35 vetash (mes tyre dhe partneri i saj) kishte shkaktuar një dëm financiar prej 114 milionë eurosh ndaj bashkisë së Konstantës, një prej qyteteve më të mëdha në Rumani.

Ajo rrëfeu se jo vetëm që nuk është në proces divorci me të, por e do më shumë se kurrë! Ai gëzon të gjithë mbështetjen e saj, Angela shprehet se ka dashuri edhe për të luftuar për të vërtetën dhe padrejtësitë! 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN