09.06.2019 - 20:10
Ambasadorja e OKB-së, Angelina Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në kufiron Kolumbi-Venezuelë.
Aktorja shkoi atje për të mësuar më shumë rreth kushteve me të cilat emigrantët përballen si edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.
Ylli i Hollywood u takua me punonjësit e ndihmave, venezuelasit dhe vizitoi një kamp të ndërtuar nga UNHCR-ja për emigrantët e pambrojtur.
Jolie vlerësoi Kolumbinë për pranimin e më shumë se 1.3 milionë emigrantëve venezuelas dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të zhvilluara të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët në mbarë botën.