Shkresës së kryetarit të Komisionit, Ulsi Manja presidenti Meta i është përgjigjur përmes një letre.
Në përgjigjen e tij në lidhje me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, Meta thotë se dekreti është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe se dekreti është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.
Meta thekson se duke qenë se dekreti është botuar në Fletoren Zyrtare, atëherë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin.
Ai e quan “proces të rremë”, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke theksuar se një proces i tillë është i “orientuar verbërisht politikisht” dhe se nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës.