MENU
klinika

Topçinjtë 'dashurohen' me Serie A

Arsenal siguron blerjen e parë!

21.06.2019 - 18:37

Arsenal po kërkon të përforcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, duke qenë se sezonin që sapo lamë pas, mbrojtja ishte një nga repartet që çaloi më shumë tek skuadra e Unai Emery.

“Calciomercato.com” ka zbuluar se klubi anglez do të takohet sot me agjentin e mbrojtësit të Torinos, Armando Izzo, i cili shikohet si një blerje e lirë, pavarësisht se nuk janë zbuluar ende shifrat e këtij operacioni.

Izzo Torino-konica.al

Agjenti i futbollistit, Paolo Palermo ka udhëtuar sot drejt Londrës, atje ku do të takohet me drejtuesit e “Gunners” dhe do të vendosin shifrat e transferimit të 27-vjeçarit italian.

Izzo është titullar i padiskutueshëm tek Torino, ku ka luajtur 37 ndeshje në Serie A, duke shënuar 4 gola e ka dhënë një asist.

Gjithsesi afrimi i një lojtari të pa konfirmuar në një skuadër të madhe ngjall dyshime të mëdha në projektin e Arsenal, që duhet të bëjë afrime cilësore në mbrojtje.