MENU
klinika

'The Reds' luftojnë për titullin

Liverpool nuk fal dhe rikthehet në krye, Arsenal ‘thyhet’ në shtëpi

21.04.2019 - 21:04

Liverpooli nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion në Premier League.

Skuadra e kryesuar nga Jurgen Klopp mori kryesimin me dy pikë më shumë se Citizens (88 me 86), pasi iu triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Cardiff City-t.

Golat u shënuan në pjesën e dytë nga holandezi Wijnaldum dhe James Milner (11-metërsh).

Një sfidë e dominuar nga “The Reds”, që nuk mundën të shndërronin në gola aksionet në pjesën e parë, por rritmi ndryshoi në të dytën, ku miqtë mund të kishin shënuar një fitore me të thellë, nëse Henderson apo Salah do të ishin treguar me të saktë në mundësitë që iu paraqitën.


Humbje e rëndë për Arsenalin 2-3 në “Emirates” ndaj Crystal Palace.

“Shuplakë” që mund të kushtojë shumë jo për nga shifrat, por për faktin që Arsenali rrezikon të mbesë jashtë zonës Champions.

Golat e Ozil dhe Aubameyang ishin të pamjaftueshëm për të shmangur humbjen, teksa për miqtë realizuan Benteke, Zaha dhe McArthur.