Real Madrid ka nisur një merkato të vrrullshme duke firmosur me lojtarë të klasit botëror.
I fundit ishte Eden Hazard, një blerje që ishte përfolur prej kohësh, pjesë e rinovimit të skuadrës “merengues” pas një sezoni zhgënjyes.
Mediat spanjolle (Sport) konfirmojnë se Barcelona do të jetë ajo që do të kryejë lëvizjen e radhës në merkato, duke u kundërpërgjigjur me një tjetër talent.
Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar të Manchester United, Marcus Rashford.
Skuadra “blaugrana” ka kohë që është interesuar për talentin e Premier League dhe kombëtares angleze. Për të siguruar shërbimet e tij ekipi katalanas duhet të paguajë rreth 100 milionë euro.
Kjo shifër mund të jetë edhe më e ulët nëse Barça arrin të bindë United të pranojë si pjesë të marrëveshjes sulmuesin brazilian, Philippe Coutinho.