MENU
klinika

Zyrtarizmi çështje ditësh

Fanellat e Hazard dalin në shitje/ Ja kë numër do mbajë belgu!

07.06.2019 - 19:44

Fanella e Eden Hazard është parë në dyqanin zyrtar të Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Ajo që bie në sy është se belgu ka zgjedhur fanellën me numrin 7.

Ylli i Chelsea e ka mbyllur marrëveshjen me klubin mbretëror për 130 milionë euro, ku 30 do të jenë në formë bonusesh.

Hazard që te Chelsea e kishte numrin 10, në Madridi do të mbajë një numër ikonë si ai 7 .

Këtë numër e kanë mbajtur më parë legjenda si Raul apo edhe Ronaldo.

Sezonin e fundit ishte Mariano ai që mbajti mbi supe këtë fanellë, por mesa duket Perez dëshiron që mbi 7-ën të ketë emra të klasit botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Revolucioni “Los Blancos”

Hazard një hap larg Realit!