20.06.2019 - 08:46
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është arrestuar mbrëmjen e djeshme ‘live’ në Tiranë teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open” .
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar në orët e vona edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se kriminelët e zgjedhjeve sipas tij po i sheshin moral popullit në studio televizive.
“Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!”, shkruan Lulzim Basha.