22.06.2019 - 20:44
Kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbrëmjen e sotme.
Mësohet se Basha do të dalë të flasë para mediave në orën 21:00.
Gjithashtu bëhet me dije se deklarata e kreut të demokratëve do të bazohet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-deputetin Bardh Spahia, krizën aktuale politike dhe zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Basha i kërkoi qytetarëve të protestojnë në çdo shesh ku do të bëjë fushatë kryeministri Edi Rama deri në zgjedhjet e 30 Qershorit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuzat e Bashës ndaj Ramës
‘Nëse preket një fije floku e demokratëve, mban përgjegjësi me kokën tënde’
Reagon Topalli
‘Basha do të qeverisë sërish më Ramën’
Mesazh opozitës