MENU
klinika

Porosia për deputetët

Basha “ngre peshë” turmën: Rama hajduti më i madh!

21.06.2019 - 21:28

Lideri i opozitës ka përshëndetur protestuesit e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke i quajtur pasardhës të Nënë Terezës dhe Skënderbeut.

Ai ka përsëritur disa herë “Rama ik” duke e çuar turmën peshë dhe tha se kjo gjë del nga kraharori i çdo shqiptari. Basha e quajti Ramën hajdutin më të madh që ka njohur Shqipëria.

“E shoh këtë shesh si kurrë më parë nga ‘Nënë Tereza’ deri tek ‘Skënderbeu’ plot, me pasardhësit e këtyre dy heronjve tanë, Zoti ju bekoftë mirë se keni ardhur Rama ik.

Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë kundër padrejtësisë, krimit e drogës, kundër shkatërrimit të vlerave tona. Shpeshherë na kanë përbuzur, na kanë mosbesuar. Shpesh herë propaganda e tmerrshme e aparatit kriminale të Edi Ramës ia ka dalë të shuajë zërin e së vërtetës por sot kjo merr fund ‘Rama ik’ del sot nga kraharori i çdo shqiptar si thirrja dhe kushtrimi i parë.

Si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë së mafies, i krimi, i drogës, i Shqipërisë së varfërisë e papunësisë, ai ka një emër, nëse e quajnë bablok kriminel, ai ka një emër ai është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, njeriu që sakrifikoi të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj 6 vjet me radhë, muaj pas muaji dhe viti pas viti.

Por ora e së vërtetës erdhi, 6 vjet me radhë qëndruam, qëndruat dhe ja më në fund e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që ka shkrirë në një shtetin, krimin, qeverinë, administratën. Që e ka kthyer Shqipërinë në një pronë private të krimit të organizuar me një qëllim mbajtjen me dhunë të pushtetit, diçka që nuk do ta pranojmë kurrë.

Rama ik! Rruga jonë është rruga e Shqipërisë si gjithë Europa, ajo ka nisur 3 dekada më parë. Është e mbushur me sakrifica, siç është lëvizja e lirë që kërcënohet”, tha Basha.

Ai pati një porosi edhe për deputetët shqiptarë.

“Pupacëve të krimit në parlamentin e krimit ju them sot se që sot e tutje sa herë ngrini kartonin në favor të krimit ju personalisht do të mbaheni përgjegjës.

Këtë ua them në emër të opozitës, në emër të sovranit, Rama ik. E keni mbushur këtë shesh si asnjëherë por tani që errësira e natës është shtrirë mbi qytetin tonë, ndizini dritat e shpresës ta shohë gjithë bota”, tha Basha.