“Thirrja jonë në Prokurori sot në orën 9:30 është në shkelje të ligjit”, kështu kanë deklaruar kreu i PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Tiranës, kreu i PD shpreh gatishmërinë për t’u paraqitur për t’u paraqitur në prokurori, sapo ajo të zbatojë me përpikmëri ligjin.
Në njoftimin e prokurorisë së datës 12 Qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë arsye, Kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit. “Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore”- shprehet në letrën e tij Kryetari i PD, Lulzim Basha.
Ai e mbyll letrën duke theksuar se “duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë.
Në keto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës oër paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”