MENU
klinika

Detaje nga takimi

Basha takon në Berlin Komisionerin e BE për buxhetin, çfarë biseduan?

04.06.2019 - 14:24

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku po zhvillon disa takime zyrtare.

Gjatë ditës së sotme përmes një postimi në Facebook, Basha ka zbardhur detaje nga takimi që ka zhvilluar me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger.

Sipas Bashës, së bashku folën për “zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve”.

Postimi i Bashës:

Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa.