MENU
klinika

Bashës i rrezikohet jeta?

Lleshaj takon “fshehurazi” truprojën e kryedemokratit

17.06.2019 - 11:20

Përmes një letre drejtuar ministrit të Brendshëm, sekretari i Përgjithshëm i PD ka bërë me dije se gjatë së premtes Sandër Lleshaj është takuar me një prej shoqëruesve të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Në këtë takim sipas Bardhit i është komunikuar Dollapit se jeta e kryedemokratit Basha është në rrezik.

Mes të tjerash Bardhi shprehet se ka qenë shoqëruesi i Bashës, ai që i ka informuar për takimin që është zhvilluar mes tij dhe ministrit të Brenshëm.

Sipas demokratit takimi është zhvilluar të premten në orën 15:00 në zyrën e Lleshajt në ministrinë e Brendshme.

Ministri i ka komunikuar badigardit se ka informacione për rrezikun që i kanoset Bashës dhe i ka kërkuar Feim Dollapit një përgjigje verbale nga kreu i PD nëse ka nevojë për masa sigurie shtesë.

Më tej në letër Bardhi i kërkon Lleshajt se pse ky takim nuk ka qenë formal, dhe jashtë standardit profesional.

Sipas tij nëse ka një rrezik duhet që takimet të ishin bërë sipas protokollit dhe jo me shoqëruesin e kreut të PD.