Teksa modelja Aërdita Dreshaj ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive nga pushimet, ajo që na tërhoqi vëmendjen qe befasimi i Afërditës për dhuratën më të fundit nga baskëshorti i saj Jakub Kindl.
Çifti vazhdojnë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.
Afërdita Dreshaj, së fundmi ka hedhur në InstaStory disa imazhe, duke treguar se si është befasuar nga bashkëshorti i saj me aeroplan privat.
Ata janë nisur drejt një destinacioni luksoz për të shijuar disa ditë të mira pushimi, teksa udhëtimi ka qenë edhe më komfor me aeroplanin e tyre privat.
Buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon më së miri se çifti po shijojnë në mënyrën më të mirë të mundshme kohën pranë njëri-tjetrit.