MENU
klinika

Deklarata e Lajçak

“BE të mbajë premtimin për Maqedoninë e Veriut”

19.06.2019 - 13:31

Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak në një intervistë për AIM, të cilën e dha një ditë para fillimit zyrtar të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut dha një porosi.

“Maqedonia e Veriut arriti më larg se që mund të supozohej para disa viteve dhe tani është koha të shpërblehen angazhimet e shtetit.

Diskutimet për datën për negociata vazhdojnë ndërsa disa muaj nuk do të bëjnë dallim shumë të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e vendit me Unionin”, ishte kjo porosia e dhënë nga Lajçak.

Lidhur me anulimin e datës, në vend të pritjeve të para këtë muaj, për këtë vjeshtë, Lajçak thotë se arritjet e para ca kohësh janë me të vërtetë të shkëlqyera, vendi ka arritur më larg se që kemi mundur ta imagjinojmë para disa vitesh.

Qeveria aktuale meriton lëvdata. Arritjet në përforcimin e marrëdhënieve fqinjësore janë të pashembullta në rajon – falë Shkupit, Sofjes dhe Athinës. Dhe ky moment i krijuar duhet të shfrytëzohet për progres të mëtejmë. Sllovakia beson se është koha të shpërblehen përpjekjet tuaja dhe të dërgohet një sinjal pozitiv për popullin tuaj. Mosrealizimi i premtimeve tona do të kishte pasoja serioze”, thekson kryesuesi i OSBE-së dhe ministër sllovak i Punëve të Jashtme.

Ai shton se disa muaj nuk do të shkaktonin ndonjë ndryshim të madh për popullin e Maqedonisë së Veriut i cili priti shumë gjatë, por megjithatë beson fuqishëm se “ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar të hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis vendit tuaj dhe BE-së“.

“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri