MENU
klinika

Thirrja e kryesuesit të OSBE-së

Lajçak: Respektoni ligjin, qytetarët të votojnë brenda afatit të përcaktuar!

10.06.2019 - 22:06

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë Miroslav Lajçák shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe si pasojë të sjellin ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Në njoftimin e OSBE thuhet se Kryesuesi në detyrë u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.

Ai theksoi se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar.

Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëm.

Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë