19.06.2019 - 19:32
Borussia e Dortmundit nuk di të ndalet në merkato.
Së fundmi verdhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Bayern Munich për të marrë shërbimet e gjigandit të mbrojtjes Mats Hummels.
Mbrojtësi gjerman rikthehet tek Dortmundi, skuadër tek e cila ka luajtur për 8 vite nga 2008-ta në 2016-ën duke mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.
Pas përforcimeve me Pavard dhe Hernandez duket se bavarezët e patën të lehtë të hiqnin dorë nga Hummels.
Kartoni i tij i ka kushtuar Borussias plot 30,5 milionë euro ndërkohë që ende nuk dihet kontrata që do të firmosë 30-vjeçari.
Gjigandi i mbrojtjes është blerja e 4-t e vedhezinjëve në këtë merkato pas Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Detajet e transferimit
Hazard zyrtarisht tek Borussia Dortmund!
Prezantohet mbrojtësi gjerman
Dortmund zyrtarizon blerjen e parë!
Kalimi tek verdhezinjtë çështje kohe