MENU

Prezantohet mbrojtësi gjerman

Dortmund zyrtarizon blerjen e parë!

21.05.2019 - 22:06

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar blerjen e parë të merkatos verore, vetëm pak ditë pas përfundimit të Bundesligës.

Verdhezinjtë kanë nënshkruar me anësorin e majtë të përfaqësueses gjermane, Nico Schulz, që luante në Bundesligë me Hoffenheimin.

26-vjeçari, i cili ka luajtur 71 ndeshje me Hoffenheimin, do të jetë i lidhur me Dortmundin për 5 vitet e ardhshme.

“Dortmundi është klubi më i mirë, stili i të cilit më pëlqen shumë. Mendoj se mund ta ndihmoj ekipin, së bashku mund të arrijmë diçka të madhe”, deklaroi 26-vjeçari pas zyrtarizimit.

Verdhezinjtë do të jetë skuadra e katërt e Schulz në Bundesligë, pas eksperiencave me skuadrën e qytetit të lindjes, Hertha Berlin (2010-2015), Borussia Mönchengladbach (2015-2017) dhe Hoffenheim.

Ai ka luajtur në total 122 ndeshje në Bundesligë që nga debutimi me Herthan, duke regjistruar 4 gola dhe 14 asistime.

“Nico Schulz është një mbrojtës i cili ka bërë një hap të rëndësishëm cilësor si lojtar në vitet e fundit. Ne duhet të përfitojmë ngacilësitë e tij fizike dhe dinamizmi në fushën e blertë. Është një lojtar me shpirt luftarak dhe më uri për të lënë gjurmë”, u shpreh drejtori sportiv, Michael Zorc.