13.06.2019 - 19:13
Faqja zyrtare në internet dhe aplikacioni i eBay pësuan probleme mëngjesin e së mërkurës.
Mijëra përdorues kishin vështirësi në përdorimin e eBay, rrjet gjigand për shitje online.
Faqja zyrtare shfaqej e bardhë, ndërsa aplikacioni nuk rifreskohej.
eBay arrin 180 milion përdorues në ditë, prandaj blerësit e produkteve ankoheshin për mosfunksionimin.
Sipas “Downdetector”, problemet më të mëdha u shfaqën në Europë.
E gjitha zgjati për disa orë, por më pas cdo gjë u normalizua.