Pas protestës së 8-të kombëtare të opozitës së bashkuar dhe vendimit të presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30-qershorit ka ardhur reagimi i kryeopozitarit Basha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se shtyrja e zgjedhjeve erdhi pas vendosmërisë së shqiptarëve.
Ai theksoi se largimi i kreut të qeverisë është kusht i panegociueshëm.
Postimi i Bashës:
“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane.
Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, shkruan Basha.