MENU
klinika

Vendimi i gjykatës britanike

Britania s’do t’i shesë më armë Arabisë Saudite

20.06.2019 - 15:50

Gjykata e Apelit në Britani i ka deklaruar të paligjshme shitjet e armëve britanike në Arabinë Saudite.

Vendimi i tre gjyqtarëve të lartë  vjen pas Fushatës kundër Tregtisë së Armëve, e cila kishte akuzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për licencimin e shitjes së armëve kur kishte një rrezik të qartë se përdorimi i tyre mund të shkelte ligjin ndërkombëtar humanitar.

Në gjykimin e saj në Londër të enjten, gjykata e apelit vendosi që “procesi i vendimmarrjes nga qeveria ishte i gabuar”.

Rreziqet e shkeljeve të së drejtës humanitare nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditët duhet të vlerësohen nga ministrat kur të vendosin nëse do të lejojnë shitjen e armëve, , tha gjykata.

Sekretari i tregtisë, Liam Fox, do të bëjë një deklaratë emergjente në parlament këtë mesditë, në të cilën ai do të përcaktojë më tej përgjigjen ndaj vendimit.

Britania e Madhe ka licencuar shitjen e të paktën 4.7 miliardë dollarësh armë në Arabinë Saudite që nga fillimi i luftës civile në Jemen në mars 2015, me shumicën e shitjeve të regjistruara që ndodhën para 2018.

Shitjet janë nënshkruar nga sekretarët e jashtëm, të mbrojtjes dhe të tregtisë ndërkombëtare dhe ministrat dhe ish-ministrat.

Shifrat më të fundit vlerësojnë se numri i të vdekurve në luftën civile komplekse në Jemen që nga viti 2016 po shkon me shpejtësi në 100,000, edhe pse aktualisht ka një armëpushim.

 

Vlerësimet thonë se dy të tretat e vdekjeve civile janë shkaktuar nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditët; pjesa tjetër ishin viktima të veprimeve nga rebelët Houth.

Andrew Smith i fushatës kundër tregtisë së armëve tha: Regjimi i Arabisë Saudite është një nga më brutalët dhe shtypës në botë, megjithatë, për dekada, ai ka qenë blerësi më i madh i armëve. Pa marrë parasysh se çfarë mizorie ka shkaktuar, regjimi saudit ka patur mbështetjen politike dhe ushtarake  të Britanisë së Madhe”.

“Bombardimet kanë krijuar krizën më të keqe humanitare në botë. Kompanitë e armëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë përfituar. Shitjet e armëve duhet të ndalen menjëherë. “