MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Cardi B betohet: Nuk ka më ndërhyrje!

14.06.2019 - 14:57

Cardi B betohet të mos bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.

Reperja e hitit deklaroi, të mërkurën në Twitter,se nuk do të bëjë më kurrë operacione pas problemeve me shëndetin që pati dhe anulimit të koncerteve.

“Jam stërvitur këto 2 javët e fundit sepse nuk do të bëj më ndërhyrje kirurgjikale, por më lejoni t’ju them se kam dhimbje koke që atëherë”, sqaroi 26-vjeçarja.

Pak ditë më parë reperja kujtojmë momentin kur tregoi pasojat e rënda prej ndërhyrjeve me një foto të frikshme të këmbëve të saj të fryra:

“Shiko sa më enjten këmbët sa herë që bëj fluturime, stomaku im fryhet akoma më shumë”, tha ajo për foton që tashmë e ka fshirë.

Muajin e kaluar Cardi anuloi disa koncerte sepse kishte dhimbje nga ndërhyrja në gjoks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua për armëmbajtje pa leje

Lirohet nga burgu reperi i njohur Stresi