Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dritare me Rudinën”, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tregoi se çfarë do të ndodhë në enjten në Parlament.
Sipas Ballës këtë të enjte në Parlament do të zhvillohet një debat i gjatë prej 5 orësh.
Ky debat do të jetë në lidhje me dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Të enjten, me kërkesë të Grupit Parlamentar, ne kemi një seancë plenare dedikuar tërësisht mocionit me debate për aktin e rëndë, antikushtetues, të presidentit, Ilir Meta. Dhe në fund të kësaj seance, pas 5 orësh debat, miratohet rezoluta, por nuk do të ketë votime për shkarkimin e Metës, pasi është një procedurë që zgjat.”,– tha Balla.