MENU
klinika

Dashuria e të atit më ndihmoi

Ciara tregon se e ka vuajtur ndarjen

06.06.2019 - 11:30

Këngërtarja e shumë hiteve  të sukseshme është ndarë nga Future, në 2015 pas thashethemeve për një tradhëti të mundshme.

Për “Red Table Talk”, Ciara tregoi:

Kisha momente kur isha në dush, isha duke qarë. Kishte vende të ndryshme – qaja në dhomën e gjumit, qaja në dush… qaja sepse nuk isha në gjendjen të mirë, dhe më lëndonte ajo që po kaloja.

Ishte një kombinim i gjithçkaje sepse asgjë nuk ishte ideale. U rrita me mamin dhe babin bashkë, me idenë që do ishte kështu. Papritur je duke e jetuar jetën në sytë e gjithë botës dhde sheh se je krejt vetëm.

Kjo shton një shtresë tjetër. Ndihem sikur po dështoj tani. Njerëzit e tjerë, do më sulmojnë. Ja ku po vijnë me komente.

E vetmja gjë që kam frikë në jetë është ta harxhoj atë kot. E kam frikë sepse kupton që koha nuk ndalon dhe do jetë skenari më i keq nëse qëndron në një situatë që nuk është e shëndetshme.

Nuk do bëhej më mirë. Kuptova që duhet të filloj të marr vendime ndryshe.

Ciara gjithashtu tregoi se dashuria e të atit ishte ndihma më e madhe në atë momente. Por më pas, ajo rrëfen sesi u njoh me Russel Willson, partnerin e saj aktual.