MENU
klinika

Deklarata

Denaj: Bashkëpunim me biznesin për të ulur informalitetin

19.06.2019 - 14:42

Lufta kundër informalitetit, korrupsionit dhe krimit ekonomik nuk mund të fitohet vetëm me paketa ligjore, gjoba e ndëshkime, por kryesore është sjellja profesionale e punonjësve të administratës tatimore e doganore në raport me biznesin dhe tatimpaguesit.

Ky ka qenë mesazhi që Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dha gjatë një takimi të organizuar nga Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore e Doganore me drejtues dhe punonjës të DPT dhe DPD, takim i cili shënoi nisjen e një kalendari trajnimesh 6 mujore me qëllim rritjen e profesionalizimit dhe performancës së këtyre punonjësve, si dhe përmirësimin e komunikimit me biznesin.

“Mendoj që beteja që kemi të dy palët bashkë në luftën kundër informalitetit, korrupsionit, krimit ekonomik është një betejë që nuk fitohet vetëm me gjoba dhe me ndëshkime.

anila-denaj-konica.al

Masat administrative janë të rëndësishme, ato disiplinojnë shkelësit e ligjit, japin mesazhe të caktuara, por nuk mund të jetë e vetmja mënyrë se si ne duhet të çojmë përpara një ekonomi të zhvilluar dhe për më tepër të rrisim formalizimin e ekonomisë dhe objektiva që kanë dy administratat tuaja.

Në fakt, objektivi kryesor është sjellja profesionale e punonjësve në administratën tatimore e doganore dhe me sjellje profesionale nuk kuptojmë vetëm sjelljen etike, e cila është parakushti kryesor për punonjësit e çdo administrate në sistemin publik, sidomos në dy drejtoritë e përgjithshme, por është parakusht edhe për atë që sot është relativisht e cënuar, në imazhe që vijnë nga vlerësime të ndryshme të biznesit”, tha Ministrja.

Ministrja Denaj theksoi se zhvillimi profesional dhe akademik i administratës është në fokus të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndërsa ka një rëndësi të veçantë përpjekja që duhet të ketë çdo punonjës për të parandaluar evazionin fiskal dhe krimin ekonomik, duke ndihmuar biznesin në krijimin e një qasje më proaktive me instrumentet që adminstrata tatimore dhe doganore kanë.

Reformimi i sistemit doganor dhe tatimor duhet të shoqërohet me një staf të kualifikuar e profesional të këtyre administratave.

Këtij qëllimi i shërbejnë kualifikimet profesionale të vazhdueshme, të cilat do të shërbejnë si mbështetje edhe në rritje profesionale dhe kualifikim në rol drejtues.
Çdokush që do dëshirojë të punojë në administratë duhet që të jetë i trajnuar dhe certifikuar në aspektin teknik.

Synimi i Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë është që në një kohë të shkurtër të bëjë një ristrukturim tërësor të mënyrës së funksionimit të Qendrës së Trajnimeve, e cila në 6 vite përvojë ka organizuar 402 seminare, ka mbajtur 618 leksione me një total prej rreth 3000 orësh (4 ore leksioni afërsisht).

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi mbi Projektin e Fiskalizimit, i cili ka nisur të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe që do të finalizohet pas dy vjetësh.

Sipas saj, Fiskalizimi do të sjellë ulje të informalitetit dhe një instrument më të madh për administratën tatimore dhe doganore për të analizuar dhe inspektuar në mënyrë korrekte.

“Parashikohet që të gjitha pagesat do të kthehen në rrugë elektronike në këtë kohë. Të gjitha ato që kanë të bëjnë “business to customer”, që sot ekziston në një farë mënyrë, por dhe “business to business” apo “business to government”.

Thënë kjo dhe e anonçuar sot, e inkorporuar në metodologjitë e punës gradualisht nga inspektorët, por jo vetëm, edhe në atë që ka të bëjë me komunikin ndaj biznesit, ne anonçojmë faktin që në 2021 shumë pagesa që ndodhin sot në një platformë të caktuar nuk do të ndodhin”, tha Ministrja.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit