“Nuk jam ndier kurrë, si hero. Ishte detyra ime”, – pohon 59-vjeçari për medien. Ish-inxhinieri, i cili vuri në jetën në rrezik në vitin 1986, në aksidentin në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra larg shtëpisë së tij, ka treguar për tragjedinë.
Në një nga episodet më tragjike, miniseriali i realizuar nga televizioni HBO, tregon historinë e Ananenkos dhe dy inxhinierë të tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën poshtë në zemër të reaktorit në flakë të Çernobilit, për të zbrazur rezervuarin me ujë në rreth tre metra thellësi.
Në ekran, tre burrat, të vetëdijshëm për rrezikun e pashmangshëm, dolën vullnetarë për këtë mision për të shmangur një tragjedi, miliona të vdekur, që do të shkaktonte një shpërthim i dytë, që mund të shkaktohej nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.
Në realitet, edhe pse frika e një shpërthimi të dytë ishte diçka e pritshme, intensiteti i përhapjes nuk ishte i qartë. Të tre ‘’kamikazët’’ iu bindën thjesht urdhrave, pa u informuar informuar qartësisht, për rreziqet që u kanoseshin.
“Një zë i brendshëm më dha urdhër të shkoja, atëherë u nisa”, – tregon Ananenko, me flokë dhe sy ngjyrë kafe, që bënin kontrast me flokët e hirtë të islandezit, Baltasar Breki Samper, personazh që ai e mishëron në serial.
”Nuk kisha aspak frikë”, – vijon ai. Miniseriali ka thyer rekordin e shikueshmërisë, duke sjellë tragjendinë si dokumentar të fakteve reale dhe tronditëse në centralin bërthamor.