Nuk ka ditëlindjen sot dhe as nuk është e para që mer dhurata kaq të shtrejta nga bashkëshorti…
Rezarta Shkurta ka marrë një surprizë vërtet të bukur nga bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha! Kjo e fundit është surprizuar nga bashkëshorti me një set bizhuterisht të markës luksoze “Cartier”, që e preferojnë të gjitha femrat!
“Dhuratë nga bashkëshorti”, shkruan Rezarta në postimin e saj në Instastory ku ndan gëzimin me të tjerët!
Një byzylyk si ky i Rezartës kushton minimumi 10 mijë dollarë, dhe nuk është vetëm i florinjtë por ka dhe disa gurë diamantesh rreth e rrotull.
Unaza gjithashtu e të njëjtës markë është e artë dhe me diamante dhe kushton plot 3500 dollarë.
Një dhuratë të ngjashme e mori pak kohë më parë Adelina Tahiri për ditëlindje! Lori Hoxha gjithashtu e ka një byzylyk të tillë, duke u bërë aksesori numër një i preferuar nga femrat e showbizit shqiptar.
Epo le ta themi se Rezarta nuk ka faj të gëzohet për këtë dhuratë!