MENU
klinika

Meghan e lehtësuar që nuk takohen

Donald Trump për Meghan “Nuk e kam ditur që ishte e keqe”

01.06.2019 - 16:03

Kur Donald Trump u zgjodh president në vitin 2016-të, Meghan shprehu publikisht mbështetjen për Hilary Clinton dhe po ashtu vëmendjen e të gjithëve tërhoqi deklarata e saj kundrejt Trump:

Ju nuk dëshironi të jetoni në një lloj bote që Trump po pikturon. Po sigurisht, ai është një përçarës dhe paragjykues femrash.

Lidhur me çështjen në fjalë, për “The Sun” presidenti së fundmi është shprehur në këtë mënyrë:

Nuk e dija këtë. Çfarë të të them? Nuk e dija që ajo ishte e keqe!

Ndërkohë, në vijim, si për të ç’tensionuar situatën ai deklaroi se është shumë i lumtur që dukesha është pjesë e familjes mbretërore dhe se shpreson që Meghan të jetë mirë nga ana shëndetësore pas lindjes së vogëlushit.

Vlen për t’u theksuar se Trump këtë të hënë do të zhvendoset në kuadër të një vizite zyrtare në Angli, aty ku pritet të takohet me disa nga pjesëtarët e familjes mbretërore, dhe Meghan nuk do jetë e pranishme për shkak se është me leje lindjeje.

Duke marrë parasysh marrëdhënien Markle-Trump, mund të themi me bindje se dukesha ndihet disi e çliruar që nuk do jetë pjesëmarrëse në takimin zyrtar…