Në Gjykatën e Krimeve të rënda është dorëzuar pjesa e parë e dosjes 339.
Në këtë pjesë të parë janë përcaktuar 12 të pandehur nga Prokuroria.
Gjyqtari për seancën paraprake, i caktuar përmes shortit është Fran Prendi.
Prendi do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.
Bëhet me dije se të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.
Personat e aukuzuar si të përfshirë në ‘dosjen 339’ akuzohen për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim’, ‘Grupim të strukturuar kriminal dhe ‘Kryerjen e veprave penale në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal’.