MENU
klinika

Lidhet me Florin?

E pranojnë! Fifi: Burrë e kam!

16.06.2019 - 17:50

Fifi dhe Flori Mumajesi i konfuzuan mediat dhe fansat e tyre me fotot nga i njëjti vend, apo veshjet e njëjta pak muaj më parë.

Ata, gjithashtu publikuan dhe një video ku shfaqeshin sikur ishin vërtet të dashuruar.

Gjithnjë ka shumë kuriozitet në lidhje me marrëdhënien që kanë.

A kanë ata një lidhje romantike me njëri-tjetrin?

Kësaj pyetjeje, Fifi nuk i shpëton dot kurrë, por këtë herë është përgjigjia e saj ajo që na la vërtet pa fjalë… Ajo deklaroi me shaka se Florin e ka burrë.

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.”

Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”

Fifi ka treguar që është lënduar shpesh nga dashuria, por ndonjëherë kjo i shërben për muzikën që bën. Për momentin si është me çështjet romantike?

“Jam duke e shijuar jetën time dhe duke e ushqyer veten me dashuri.”