MENU
klinika

Ka ende një konflikt?

E pushoi nga puna, por çfarë po ndodh mes Gracianos dhe Albit?

22.06.2019 - 17:49

Graciano Tagani i habiti të gjithë duke thënë publikisht se pas 7 vitesh punë së bashku, koreografi i njohur Albi Nako e pushoi nga puna me një mesazh të vetëm.

Shkak për pushimin asokohe u përfol se u bë emisionin i Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Gjatë emisionit, Graciano u shpreh se trupa e baletit të “Top Channel” ishte më e mirë se ajo e “TV Klan”.

Kjo deklaratë duket se i solli dhe pushimin nga puna balerinit i cili tha asokohe: “Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.”

Megjithatë së fundmi, në periudhën e pajtimeve të mëdha, Graciano ka lënë të kuptohet se konfliktet mes tij dhe Nakos janë sheshuar.

Mbrëmjen e djeshme, Tagani ka qenë në palestrën e Albi Nakos nga ku ka postuar një video duke kërcyer.

Pra qartazi, situata është qetësuar. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN