MENU
klinika

"Çuditërisht e çoi kur..."

“Edi reflekto”/ Rama i përgjigjet Metës: Letër dashurie me kod!

28.06.2019 - 11:56

Teksa ndodhet në Himarë, kreu i qeverisë Edi Rama ka folur në lidhje me letrën që kreu i shtetit i dërgoi mbrëmë.

Këtë letër, Rama e cilëson si një letër dashurie me kod.

Ua kam thënë që ditën e parë, kur edhe shumëkush ndër ne mendonte se ishte i pamundur është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur tërë opozitën e jo më ta luajë dekret pas dekrtet i Baba Xhikës që më kishte cuar një letër mbrëmë, një letër dashurie, që cuditërisht e coi pasi u dogj KZAZ në Vuan e Dejës, dashuri me kod, reflekto edi se e shikon ca po ndodh”- tha ai.

Më tej, duke iu referuar shembullit të dhënë nga Meta se edhe Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet.

Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet se ishte shqiptaria e ngritur për ndryshuar sistemin, se kështu si erdhi puna sot që Nishani krahasuar me baba Xhikën na duket se Xhefersoni, edhe Ramizi na del burrë shteti që shtyu. Po këtu ku është populli që është ngritur, populli i atyre familjarëve të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës që hedh gurin dhe fsheh dorën apo atyre punonjësve bashkiak që i mori në qafë një hileqar një i pabesë, një burrë që pi raki në klub dhe njerëzit e tij i con burgjeve ja këta janë”- tha ai.