MENU
klinika

Foto

Eva Mendes shijon me kohë të plotë familjen

03.06.2019 - 16:31

Kur u bë nënë në vitin 2014, Eva Mendes e mori pushim në Hollywood për t’ia përkushtuar plotësisht kohën e saj fëmijës.

Dy vjet më vonë, aktorja lindi një tjetër vajzë me partnerin e saj, aktorin Ryan Gosling dhe kaloi çdo moment me fëmijët.

Disa ditë më parë, ajo ka dalë për shëtitje me vajzat në Los Angeles, ndërsa është fotografuar nga paparacët.

Zgjedhjet e modës të vajzave janë veçanërisht tërheqëse ku dukej se vetë Eva i kishte kombinuar ato shumë mirë.

Nëna e tyre Eva Mendes, ndërkohë dukej se ndihej komode me një veshje elegante, veçanërisht një triko me ngjyrë kafe.