MENU
klinika

Konfirmimi i ndryshimeve

“Fshesa” në qeveri, Zaev nxjerr ministrat e rinj

23.06.2019 - 16:51

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova ka konfirmuar ndryshimet në rikonstruktimin e Qeverisë.

Ai ka konfirmuar personalisht se do të ushtrojë funksionin e Ministrit të Financave, duke theksuar se Ministri i deritanishëm Tevdkovski do të vazhdojë të punojë si këshilltarë i tij në po të njëjtën ministri, raporton ‘alsat-m’.

Siç theksoi Zaev ai këtë veprim e ka marrë pasi që ky vit pritet të jetë vit i rëndësishëm ekonomik për vendin.

Nga radhët e partive shqiptare Hazbi Lika do të zëvendësohet nga Sadulla Duraku pas shkrirjes së Ministrisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në atë Për sistem Politik.

Ndërsa Ministri në dorëheqje i Alternativës, Asaf Ademi do të zëvendësohet nga Hisni Ismaili.

Derisa nga radhët e RDK-së, do të shkarkohet Suhej Fazliu i Pushtetit Lokal, por sipas gjasave kjo parti do të drejtojë një Ministri pa portofol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase