Një punonjës i Aeroportit të Rinasit është arrestuar nga policia pasi dyshohet si përfshirë në grabitjen e 4.6 milionë eurove.
Grupi hetimor dyshon se punonjësi ka njoftuar Admir Muratajn për futjen e blindave me para brenda aeroportit.
I arrestuari punonte në zonën e përpunimit të mallrave e parave dhe kishte dijeni për futjen e blindave me para në Rinas.
Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: Hasan Kanaçi, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Grupi hetimor ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër për grabitjen në Rinas.