10.06.2019 - 12:54
Për të shtatën herë, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, organizon festivalin “FemArt” – Festivali Rajonal për Artiste – që do të mbahet në Prishtinë, nga sot e deri më 16 qershor.
Moto e festivalit këtë vit është ‘Me Liri kundër Marres’, duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendimmarrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime apo gjykime.
Organizatoret, nëpërmjet një komunikate thonë se “duke qenë të gjykuara dhe të turpëruara nga shoqëria patriarkale, motoja e festivalit FemArt, ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të fuqizojë grate, pavarësisht përkatësisë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale”.