MENU
klinika

Ja kur hapen

Hapen negociatat për M.Veriut? Eurodeputetët të sigurtë

24.06.2019 - 14:31

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë datë për fillim të negociatave në tetor”, kështu janë shprehur eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtein.

Këto deklarata ata i bënë gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Ky është vetëm një nga fillimet e afrimit drejt BE-së. Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një hap i rëndësishëm për gjithë ne.

Vendimet që liderët e Maqedonisë së Veriut i sollën duke pranuar kushtet e dhembshme nga Marrëveshja e Prespës morën dozë të lartë të respektit për vendin tuaj jashtë saj.

Kjo paraqet shenjë të mirënjohjes, por edhe përcaktim të BE-së ndaj vendit tuaj. Shtatori dhe tetori janë shumë afër vetëm një verë qëndron deri te momenti me të cilin do të shënohet fillimi i negociatave, i fillimit të një procesi të dhembshëm të adaptimit drejt legjislaturës së BE-së që çdo vend kandidat duhet t’i përmbush në Union”, ka thënë eurodeputeti Vajgël, i cili është raportues për vendin në Parlamentin Evropian.

Eurodeputeti Flekenshtajn i cili vjen nga Gjermania e ka përsëritur përcaktimin e kancelares Angela Merkel se do të angazhohet me gjithë peshën e tij politike për Maqedoninë e Veriut të merr datë për negociata qasëse në shtator ose tetor.

Deklaratat e saj nuk i dua çdoherë, por kjo deklaratë e tij më pëlqeu dhe mendoj se është shumë e fuqishme dhe porosi e qartë nga një shef i shtetit. Dhe nëse ajo ka thënë diçka në atë mënyrë të qartë ka pasur arsye ta bëjë atë me të vërtetë dhe jam i bindur se data e fillimit të negociatave do të shpallet në shtator ose tetor me siguri”, ka thënë Flekenshtajn.

Edhe eurodeputeti Kukan ka komentuar konkluzat e Këshillit të BE-së duke dërguar porosi se koha ecë dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat, duke shprehur vetëm shpresë, por edhe duke theksuar se është i sigurt se do të marrim datë për fillim të negociatave dhe do të tregojmë se e meritojmë atë.

Vajgël dhe Kukan e kanë theksuar faktin se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.